Terapia përfshinë trajtimin e rrënjëve të dhëmbëve nga dentisti. Dikur një eksperiencë e frikshme për pacientët, por tashmë me teknikat moderne dentare, është kthyer një ndër praktikat më të zakonshme.
Mungesa e një ose më shumë dhëmbëve nuk është vetëm një problem estetik, por gjithashtu një shqetësim për sa i përket dëmtimit të aftësive të përtypjes. Për këtë arsye zëvendësimi i tyre bëhet sa më shpejt me metoda alternative.
Është fusha e veçantë e stomatologjisë që korrigjon dhëmbët dhe problemet e shtrirjes së nofullës. Ajo merret me drejtimin ose lëvizjen e dhëmbëve duke përmirësuar estetiken dhe funksionin e dhëmbëve tuaj.
Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Për fat të keq, kur një dhëmb është e pamundur që të ruhet për shkak se mund të jetë shumë i dëmtuar dhe mbushja është ë pamundur, është e detyruar heqja e tij.
Klinika Dentare "Pearl dent " është një nga klinikat më moderne në Shqipëri, e vendosur në Tirane . Klinika jonë ofron shërbime shumë profesionale në fushën e estetikës së fytyrës dhe dhëmbëve, kirurgjisë orale, zgjidhjeve të avancuara të implantologjisë dhe ortodoncisë për fëmijë dhe të rritur. Fokusi ynë është te shëndeti dhe bukuria, falë një
ekipi mjekësh profesionistë të specializuar në degët e ndryshme të stomatologjisë dhe kirurgjisë.
*Terapi, *Kirurgji, *Ortopedi,
*Ortodonci, * Profilaksi Estetike Filler Botox Mesoterapi
Të gjitha llojet e shërbimeve!