Puna jonë është e lidhur ngushtë me njerëzit dhe i shërbejmë atyre me përkushtim dhe ndershmëri. Sot shërbimi dentar në Shqipëri ka arritur një standart të lartë europian dhe në klinikën tonë do të gjeni shërbimin që kërkoni në standarte të larta.




Shërbimet

Terapi Terapia përfshinë trajtimin e rrënjëve të dhëmbëve nga dentisti. Dikur një eksperiencë e frikshme për pacientët, por tashmë me teknikat moderne dentare, është kthyer një ndër praktikat më të zakonshme.

Kirurgji - Kirurgjia orale është dega e stomatologjisë që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në zgavrën e gojës. Për fat të keq, kur një dhëmb është i pamundur të ruhet sepse mund të jetë shumë i dëmtuar dhe mbushja është e pamundur, ai detyrohet ta heqë atë.

Ortopedi - Mungesa e një ose më shumë dhëmbëve nuk është vetëm një problem estetik, por edhe një shqetësim për sa i përket dëmtimit aftësitë e përtypjes. Për këtë arsye zëvendësimi i tyre duhet të bëhet sa më shpejt duke përdorur metoda alternative.

Ortodonci - Ortodoncia është fusha e veçantë e stomatologjisë që korrigjon problemet e shtrirjes së dhëmbëve dhe nofullës. Merret me drejtimin ose lëvizjen e dhëmbëve duke përmirësuar estetikën dhe funksionin e dhëmbëve tuaj.

Profilaksi Estetike Filler Botox Mesoterapi - Ne të gjithë e duam të bukurën dhe askush nuk do ta harronte një buzëqeshje perfekte. E pikërisht për t’ju dhënë një buzëqeshje të tillë ka lindur edhe Stonatologjia estetike.